Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, diskutohet për interpelancat e kryeministrit Mustafa

Aktuale

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, diskutohet për interpelancat e kryeministrit Mustafa

Nga: B.S Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:06
Kryesia e Kuvendit, foto arkiv

Kryesia e Kuvendit bashkë me shefat e grupeve parlamentare do të mblidhet të hënën e ardhshme(16 janar) ku pritet që të vendoset për pikat që do të diskutohen në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e pikave janë edhe kërkesa për dy interpelanca të kryeministrit Isa Mustafa kërkuar nga deputetët e Vetëvendosjes dhe një interpelancë e ministrit të Arsimit Arsim Bajrami po ashtu me kërkesë të Vetëvendosjes.

Pikat që do të shqyrtohen në mbledhjen e Kryesisë:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,

5. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,

6. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,

7. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë)  Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete, 

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

11. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

12. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat