Përfaqësues të Vetëvendosjes takohen me Fiona Mcilwham

Aktuale

Përfaqësues të Vetëvendosjes takohen me Fiona Mcilwham

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:14
Pamje nga takimi

Një delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i cili po qëndron për vizitë në Britani të Madhe ka takuar edhe Fiona Mcilwham, Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufcën, deputetin Fisnik Ismailin, dhe Drejtuesen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Fitore Pacollin, dje u takuam në Londër edhe me Znj. Fiona Mcilëham, Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike (FCO”

“Me Znj. Mcilëham diskutuam për alternativën tonë qeverisëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe lidhur me dëmet e dialogut pa kushte me Serbinë, dhe “Zajednicën” si dëmi më i madh për Kosovën që buron prej këtij dialogu. Njëkohësisht folëm edhe për nevojën për sovranizim të Kosovës veçanërisht në fushën e drejtësisë, që do të thotë çlirim të aparatit shtetëror nga kapja si rrugë drejt drejtësisë dhe demokracisë. “Më herët gjatë kësaj jave jemi takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike, Baroneshën Janet Royall dhe deputetin, njëherit Ministrin në hije, Khalid Mahmood, me gazetarë britanikë, me organizata të mërgatës shqiptare në Londër dhe me akademikë shqiptarë në universitetet britanike”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat