Ramush Haradinaj merr një lajm të mirë nga SHBA-të

Aktuale

Ramush Haradinaj merr një lajm të mirë nga SHBA-të

Nga: A.M. Më: 13 janar 2017 Në ora: 19:32
Anita Muçaj dhe Ramush Haradinaj

Anita Muçaj - Haradinaj, bashkëshortja e Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin e saj në Facebook se  ka marr një lajm të mirë.

Ajo përmes këtij postimi I është drejtuar bashkëshortit të saj Ramushit duke I thënë eja më shpejt pasi janë aprovuar kërkesat për viza për në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

“Pas shume diteve ne ankth, sot me ne fund me erdhi nje lajm i mire, Kerkesat per vize ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes na jane aprovuar!!! Ramush hajde me shpejt vizat po na presin!!!”, ka shkruar Muçaj – Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj gjendet për momentin në Francë pas një gjykatë të enjten mori vendim që ta lirojë me kusht./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat