Ujkani: Ardhja e trenit është agresion i Serbisë me ndikim të Rusisë, s’kemi fuqi ta ndalim

Aktuale

Ujkani: Ardhja e trenit është agresion i Serbisë me ndikim të Rusisë, s’kemi fuqi ta ndalim

Më: 14 janar 2017 Në ora: 00:44
Emrush Ujkani

Analisti politik dhe njohësi i proceseve integruese, Emrush Ujkani, ka thënë se ardhja e trenit serb në Kosovë është akt agresioni nga Serbia dhe fatkeqësisht Kosova s’ka fuqi ta ndalojë këtë agresion dhe këtë shkelje të sovranitetit.

“Me një veprim të tillë Serbia edhe një herë tregon pretendimet e veta që i ka në Kushtetutën e saj. Kjo është shkelje e sovranitet territorial të Kosovës dhe institucionet tona e kanë të pamundur për të ndaluar diçka të tillë”, ka thënë Ujkani.

“Kosova s’ka fuqi për ta parandaluar trenin, e ka të pamundur”.

“Cilët janë mekanizmat që ka Kosova për të ndaluar një veprim të tillë? Ky veprim është agresion nga një shtet tjetër”.

Ujkani ka deklaruar se ardhja e këtij treni në Kosovë nuk është krejt vepër e Serbisë, por ka edhe influencim nga shteti rus i Vladimir Putin-it.

“Ky është edhe një mesazh i Moskës. Këto janë edhe tendenca ruse për të treguar dhe matur ndikimin e tyre”.

Sipas Ujkanit e vetmja shpresë e Kosovës për të parandaluar provokime të tilla është “Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe institucionet ndërkombëtare”.

Ujkani mendon se nëse treni nga Serbia hynë në territorin e Kosovës “mund të ketë pasoja edhe në të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat