Labi e Pacolli në darkë me William Walker

Aktuale

Labi e Pacolli në darkë me William Walker

Më: 14 janar 2017 Në ora: 09:36
Labinot Tahiri darkon me “Miqtë e shqiptarëve”

Këngëtari Labinot Tahiri ka filluar të merret edhe me politikë. Siç edhe ai ka treguar, nuk përjashtohet mundësia që ai të kandidojë për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Labi madje së fundmi edhe është bërë pjesë e AKR-së, në krye me Behxhet Pacollin. Por mbrëmë këta të dy kanë darkuar me ish-ambasadorin e OSBE-së William Walker.

Labi ka ndarë edhe një fotografi me ndjekësit e tij në Instagram.

Image

“Darkë me miqët e shqiptarëve???? [????????] ”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, sot në Reçak të Shtimes, një ditë para 18 vjetorit të masakrës së Reçakut, do të zbulohet shtatorja e ish-ambasadorit të OSBE-së William Walker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat