'Ndalni bisedimet se na shkatërruat shtetin!'

Aktuale

'Ndalni bisedimet se na shkatërruat shtetin!'

Nga: G.B Më: 14 janar 2017 Në ora: 10:18
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar për trenin i cili niset sot nga Serbia për në Kosovë.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në facebook, ajo ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, përcjell Bota sot.

Ky është postimi i plotë:

Qeveritarët tonë patën deklaruar se muri i ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës është projekt rusë dhe i ndërtuar ilegalisht.

Ende pa u rrënuar muri ilegal po vazhdojnë projektet ruse e serbe për ndarjen e Kosovës.

Sot në Mitrovicë do qarkullojë një tren serb pa llogaritur ata qê duhet tê kenë leje nga shteti i Kosovës. Sot po shkelet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës e ne po heshtim.

Nga BE-ja s’ka reagim e Qeveria e Kosovës po flenë.

Mirë kish qenë Isa, Hashimi e Edita me dalë me i pritë me e uru inaugurimin e linjës hekurudhore dhe tê flasin për të mirat e kësaj linje.

Marre për ju. Ndalni more bisedimet se na shkatërruat shtetin! TK/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat