Pacolli: Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë

Aktuale

Pacolli: Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 11:58
Behgjet Pacolli (majtas) dhe kryeministrit Isa Mustafa

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar kryeministrit Mustafa pezullimin e dialogut me Serbinë.

Pacolli ka thënë se Serbisë i duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha veprimet që po bën karshi Republikës së Kosovës.

“Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut. Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago!”, ka shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat