Kusari – Lila: Serbia të zgjedhë mes trenit apo 1 milion eurove në ditë

Aktuale

Kusari – Lila: Serbia të zgjedhë mes trenit apo 1 milion eurove në ditë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 14:05
Mimoza Kusari – Lila

Ish zëvendëskryeministrja e Kosovës, tani kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar masa reciprociteti me Serbinë.

“Treni u nisë, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri ta ndalim trenin, mund të ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb. Më shumë se 1 milion euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 milionë eurove të humbura. E shteti kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook Mimoza Kusari – Lila.

Kujtojmë se në kohën sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë, si pjesë e koalicionit të ish-partisë së saj me PDK-në e Hashim Thaçit, Qeveria kishte mbajtur vetëm disa ditë vendimin për reciprocitet ekonomik me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat