Nxënësit KEDS Academy mësojnë si trajtohen ankesat e konsumatorëve

Aktuale

Nxënësit KEDS Academy mësojnë si trajtohen ankesat e konsumatorëve

Më: 14 janar 2017 Në ora: 14:10
Nxënësit KEDS Academy mësojnë si trajtohen ankesat e konsumatorëve

KEDS Academy po vazhdon të mbaj kurse për nxënësit e shkollave teknike nga e gjithë Kosova. Gjenerata e katërt e KEDS Academy, sot po dëgjonte ligjëratë për kujdesin ndaj konsumatorëve nga Ilirjana Hajdari, e cila është menaxhere për konsumatorë të veçantë dhe projekte speciale në kompaninë KESCO.

Ajo tregoi se qëllimi i kësaj ligjërate është prezantimi i nxënësve me mënyrën e funksionimit të departamentit për kujdesin nga konsumatorëve, si trajtohen kërkesat, ankesat dhe proceset të cilat vijojnë në kuadër të këtij departamenti. E veçanta e këtij kursi, sipas Hajdarit, është certifikimi i nxënësve dhe mundësia e punësimit në këtë kompani.

Hajdari: Më të mirët do punësohen në KEDS

“Qëllimi i këtij prezantimi është që t’i njoftojmë nxënësit e KEDS Academy se si funksionon departamenti për kujdes ndaj konsumatorëve në këtë kompani, çfarë bëjmë, si i trajtojmë ankesat, kërkesat e konsumatorëve dhe të gjitha procedurat dhe proceset të cilat janë në kuadër të këtij departamenti. Të gjithë këta nxënës të cilët janë prezentë sot kanë mundësi të mësojnë gjëra të reja dhe në fund të këtij programi, do të certifikohen, do të bëjnë internshipin dhe ata të cilët janë më të mirë do të kenë mundësi që të punësohen në kompaninë tonë”, tha Hajdari. 

Arlinda Pllana, është nxënëse në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli”. Ajo thotë që vijimi i këtij kursi për të është shumë i rëndësishëm sepse e sheh si perspektivë dhe mundësi punësimi në këtë kompani.

Pllana: KEDS Academu ka perspektiva të mëdha

“Kam nderin që gjendem sot në KEDS Academy, ka perspektiva të mëdha. Mendoj që do të arrijë shumë gjithsecili, këtu do t’i tregojmë ato të cilat i dimë më së shumti. Mendoj që në të ardhmen do të punoj këtu, do të jap gjithë kontributin tim”, tha Pllana.   

Ndërsa, Bardh Kadiri, është nxënës në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”, në Prizren. Ai tha se është kënaqësi të jesh pjesë e gjeneratës së katërt të të KEDS Academy dhe se përmes saj synon të bëhet pjesë e kësaj kompanie.

Kadiri: Synoj të arrij një pozitë në KEDS

“Kam kënaqësinë që jam pjesë e KEDS Academy IV, gjenerata e katërt, shpresoj që kam me arrit sukses edhe si prioritet normal me punë dhe vendosmëri me arrit një pozitë”, tha Kadiri. 

Kursi për një ligjëratë zgjat gjashtë muaj dhe pas përfundimit të tij nxënësit dhe studentët pajisen me certifikata nga KEDS dhe Universiteti Bogaziçi në Stamboll. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat