Zëvendësministri: Qeveria po heshtë përballë invadimit të Kosovës

Aktuale

Zëvendësministri: Qeveria po heshtë përballë invadimit të Kosovës

Më: 14 janar 2017 Në ora: 14:17
Gani Koci, 1999

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka lëshuar akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës për të cilën ka thënë se po heshtë përballë invadimit të Serbisë.

“Kjo kishë në rrota nuk po futet ilegalisht në Kosovë! Serbia po invadon në Kosovë! Qeveria e Kosovës e din se si duhet me vepru në raste te invazionit! Ajo po heshtë! Me fjalë e me letra invazioni nuk ndalet!”, ka propozuar Koci.

Ai ka thënë Serbia në Kosovë po dërgon një Kishë me dy rrota.

“Nuk është tren ky? Është kishë serbe në rrota!”, ka shtuar ai.

Një tren i udhëtarëve i Serbisë, dhuratë nga Rusia, është nisur për në Kosovë. Pasagjerë të këtij treni janë edhe zyrtarët e Qeverisë së Serbisë dhe të Hekurudhave serbe.

Mirëpo, në Kosovë, vetëm Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka folur dhe atë me Brukselin nga i cili ka kërkuar ndihmë për të mos lejuar trenin që e Serbisë të hyjë në Kosovë.

Në krejt këtë situatë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli, tre udhëheqësit e Shtetit kanë vazhduar të heshtin. S’e kanë thënë asnjë fjalë për këtë problem.

Sidoqoftë, Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës.

“Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve”, tha Edita Tahiri dhe ka shtuar se “Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat