Thaçi: Treni të ndalet menjëherë, Veseli e Mustafa të marrin vendimin e duhur

Aktuale

Thaçi: Treni të ndalet menjëherë, Veseli e Mustafa të marrin vendimin e duhur

Më: 14 janar 2017 Në ora: 14:59
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.

Thaçi në rrjetin social facebook ka shkruar se në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi.

“Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat