Ish-zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi: Treni serb si Kali i Trojës, Serbia po luan me Veriun në Mitrovicë si Rusia me Krimenë

Aktuale

Ish-zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi: Treni serb si Kali i Trojës, Serbia po luan me Veriun në Mitrovicë si Rusia me Krimenë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:20
Lulzim Peci

Ish Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, duke e komentuar ardhjen e trenit serb në Kosovë thotë se Serbia se bashku me Rusinë është duke e provokuar skenarin e Krimesë për Veriun e Kosovës, në kohën e vakumit të lidershipit në SHBA dhe BE-së së pafuqishme dhe të perçarë.

Siç shkruan ai, Kremlini dhe Beogradi po mendojnë se koha është kthyer në fillim të 90-tave, dhe po bëjnë versionin 2.0 të politikës  së Millosheviqit. Këtë situatë ai thotë se duhet ta tejkalojmë me maturi dhe vendosshmëri.

“Tanimë është e qartë se dialogu me Serbinë ka pësuar vdekje klinike dhe nuk mund të vazhdojë në formatin e tanishëm, pasi Beogradi po dëshmon edhe njeëherë se nuk është asgjë më tepër se sa një kali i Trojës i Rusisë në Ballkan për të dëmtuar, dhe eventualisht për të shkatërruar projektin Euro-Atlantik të paqes dhe sigurisë në rajon”, thekson ai.

Peci vlerëson se është koha e fundit që partitë politike teë Kosovës të kthjellen, t’i lënë anash ndasitë dhe të punojnë së bashku në këto kohe të turbullta. “Populli i Kosovës eshte kontribuesi nr. 1 i pavarësisë së vendit tonë,  dhe ju të zgjedhurit tonë keni obligim ta mbroni atë”, përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat