Dhjetëra persona protestojnë para Qeverisë

Aktuale

Dhjetëra persona protestojnë para Qeverisë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 16:21
Protestuesit para Qeverise

(E plotësuar)- Protesta që është thirrur përmes rrjeteve sociale, i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë.

Përtesa është thirrur me qellim të protestimit kundër Qeverisë, Presidentit dhe Kryeparlamentarit, pasi sipas ftesës ata nuk ishin të zot ta ndalin trenin dhe duhet të largohen.

Në protestë, që po mbahet para Qeverisë së Kosovës, po marrin pjesë Ilir Deda, Xhavit Drenori dhe disa qytetarë të tjerë.

Berat Buzhala njëri nga organizatorët e protestës, tha se kryeministri duhet të jap dorëheqje, e jo të jap sot ligjërata gjatë gjithë ditës, kurse sipas tij “Presidenti është bloger, reagon vetëm në rrjete sociale”.

Në orën 17 protestohet para Qeverisë për trenin

Një protestë është paralajmëruar se do të mbahet sot në orën 17 para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku do të kërkohet zgjedhje të reja.

Iniciativën e kanë marrë nëpërmjet rrjeteve sociale derisa kërkesa në drejtim të Qeverisë, Presidentit dhe Kryeparlamenatrit është të largohen pasi s’po janë në gjendje të ndalin trenin e Serbisë.

Treni i Serbisë, dhuratë e Rusisë, është nisur nga Beogradi në drejtim të Kosovës. Në atë tren shkruhet në të gjithë gjuhet e botës se “Kosova është Serbi”. Kjo iniciativë është marrë nga Qeveria e Serbisë.

Në Kosovë vetëm Presidenti ka reaguar derisa ende asnjë fjalë s’e kanë thënë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat