Presidenti Thaçi jep urdhër të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë

Aktuale

Presidenti Thaçi jep urdhër të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 18:06
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për median se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë. Ka thënë se për këtë e ka ftuar Ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin.

“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim. Kam besim te plote se autoritet do ti kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet ti kryejnë këto përgjegjësi. Mjafte është mjafte. Do te ketë zero tolerance ndaj Beogradit  ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat