Baraliu: Institucionet shtetërore kanë obligim ligjor ndalimin e trenit

Aktuale

Baraliu: Institucionet shtetërore kanë obligim ligjor ndalimin e trenit

Më: 14 janar 2017 Në ora: 18:34
Mazllum Baraliu

Ardhjen e trenit serb në mënyrë të paligjshme, eksperti për çështje kushtetuese Mazllum Baraliu, e cilëson si akt të rëndë provokativ dhe të papranueshëm, sepse sipas tij ky veprim cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, veçanërisht kur është bërë e ditur se ai tren përmban rekuizita dhe ikona të mesjetës së Serbisë.

Baraliu: Ky është një akt provokativ

“Në akt i rëndë provokativ dhe një akt i papranueshëm në aspektin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, pra për arsye se cenon sovranitetin e Kosovës dhe integritetin territorial për arsye se një kompozicion i tërë me rekuizita dhe ikona nga më retrogradet të mesjetës të Serbisë dhe të pretendimeve ekspansioniste të shprehura publikisht dhe vazhdimisht nga Serbia, veçanërisht të eksponuara në mënyrë edhe më agresive këto muaj të fundit, tregon që kemi të bëjmë me një akt provokativ, të papranueshëm dhe me një cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, tha Baraliu.

Sipas Baraliut, të gjitha rregullat protokolare, diplomatike dhe shtetërore kërkojnë që përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të shtetit tjetër të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, andaj kjo hyrje e paautorizuar brenda territorit është plotësisht e kundërligjshme.

Braliu: Hyrja e paautorizuar është e kundërligjshme

“Të gjitha rregullat protokolare, diplomatike dhe shtetërorë, administrative nga këndvështrimi i brendshëm dhe protokolare, diplomatike nga këndvështrimi i jashtëm, pra ndërkombëtar kërkojnë që personat e autorizuar, qofshin ata diplomatik ose përfaqësues të institucioneve shtetërore të një shteti tjetër do të duhej t’i respektojnë pikërisht rregullat shtetërore dhe ligjet në fuqi, në këtë rast të Republikës së Kosovës, por edhe rregullat diplomatike dhe konventat ndërkombëtare për mënyrën e hyrjes dhe daljes sipas protokoleve dhe rregullave të përmendura, në asnjë mënyrë ndryshe, ky paralajmërim i hyrjes në mënyrë pompoze të pa autorizuar dhe të kundërligjshme në një pjesë të territorit ku hekurudhat e Kosovës edhe deri më tani fatkeqësisht nuk kanë pasur shtrirje, ndonëse hekurudha dhe binarët janë të rregulluara nga Zveqani deri në Leshan”, tha Baraliu. 

Obligim dhe përgjegjësi ligjore e institucioneve shtetërore është që të mbrojnë sovranitetin e vendit përmes organeve përkatëse, që në këtë rast janë Policia dhe Dogana, andaj edhe sipas Baraliut ata duhet kryer punën e tyre dhe të ndalojnë hyrjen e këtij kompozicioni kat shqetësues për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse duhet dëshmuar ekzistenca e këtij shteti. Ai shtoi se mosrespektimi i kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nënkupton përgjegjësi të pa diskutueshme të çdo institucioni në vend.

Braliu: Institucionet janë të obliguara të mbrojnë sovranitetin

“Institucionet e këtij vendi janë të obliguara para kushtetutës me betim dhe kanë përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese që ta mbrojnë sovranitetin e këtij vendi, në këtë rast organet përkatëse të Policisë dhe të doganave do të duhet që të bënin punën e tyre dhe në kufi të ndalonin hyrjen e këtij kompozicioni kaq turbullues dhe kaq shqetësues për qytetarët e Republikës së Kosovës, për arsye se ky shtet duhet të tregojë me dinjitet, por edhe me vendosmëri ekzistencën e këtij shteti. Mosrespektimi i kushtetutës dhe i ligjeve në fuqi, që do të thotë lejimi i hyrjes të paautorizuar të kompozicioneve të caktuara, të cilat mund të jenë jo vetëm kompozicione njerëz bartëse dhe mallra bartëse, por edhe mallra të ndryshme fragjile dhe mallra të ndryshme të rrezikshme dhe gjësende të tjera paraqet gjithsesi në bazë të shumë ligjeve dhe në bazë të kushtetutës, përgjegjësi par excelence të pashtyshme të pa revokueshm e të çdo institucioni të vendit”, tha Baraliu.

Mazllum Baraliu, theksoi se institucionet tona duhet të pengojnë hyrjen në kufi të këtij treni sepse është detyrë kushtetuese dhe ligjore që të mos lejon këtë qarkullimin të paautorizuar dhe provokativ. Veç tjerash, ai tha se Bashkimi Evropian po tregon mos vendosmëri, njëanshmëri dhe jo korrektësi maksimale, andaj edhe theksoi se ndërprerja e dialogut me Serbinë do të ishte vendimi i duhur.

Baraliu: BE po tregon mos vendosmëri, njëanshmëri dhe jo korrektësi

“Institucionet tona do të duhej saktësisht që ta pengojnë hyrjen në kufi të këtij kompozicioni siç kanë vepruar edhe herëve të tjera dhe asgjë më tepër e asgjë më pak sepse është detyrë kushtetuese dhe është detyrë ligjore e secilit institucion që qarkullimet e tilla të paautorizuara e aq më tepër edhe provokative dhe të palejuara thjesht të para pengohen natyrisht me një mençuri dhe me një vendosmëri maksimale do të duhej të vepronte shteti ynë Republika e Kosovës. Bashkimi Evropian ka marrë përsipër një barrë jashtëzakonisht të rëndë gati të pamundur, po them gati të pamundur sepse me Serbinë e dinë ata ose do të duhej ta dinë por e dimë ne shqiptarët gjatë shekujve se nuk ka në asnjë mënyrë bisedë dhe dialog të barabartë, as miqësor por vetëm me presione dhe me fuqi  mund të imponohen zgjidhjet e Serbisë, në këtë rast BE po tregon mos vendosmëri, po tregon njëanshmëri dhe po tregon jo korrektà «si maksimale. Është mençuri e institucioneve tona dhe domosdoshmëri imperativë që ta ndërpresin dialogun”, tha Baraliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat