Thaçi: Treni serb nuk futet në Kosovë, mjaft është mjaft!

Aktuale

Thaçi: Treni serb nuk futet në Kosovë, mjaft është mjaft!

Më: 14 janar 2017 Në ora: 19:28
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se treni i nisur nga Serbia nuk do të futet në Kosovë, në asnjë rrethanë dhe formë.

“Vendimi është i qartë, i prerë.Një provokim u tillë nuk mund të tolerohet, mjaft është mjaft. Ky tren nuk do të mund të futet në territorin e Kosovës, institucuionet e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat kushtetuese, treni i Serbisë nuk do të mund të futet në asnjë kusht dhe çmim në Kosovë”.

Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk do të lejohet cenim i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Normalizmi mund të bëhet në frymë euro-atlnantike dhe jo në frymën e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit”.

Ai nuk ka dashur të komentojë për klanin deklaratat e kryeministrit Vuçiq, lidhur me trenin.

“Beogradi flet cka të dojë, nxjerr jusitifikim për moszotësinë e vet por treni nuk futet në Kosovë, falë vendoshësmiër dhe vendime të institucioneve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat