Haziri: Serbia në Kosovë s’mund të hyjë as me tren, as me veturë

Aktuale

Haziri: Serbia në Kosovë s’mund të hyjë as me tren, as me veturë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 20:11
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka theksuar se është i pakuptimtë edhe rasti i paralajmërimit në hyrjen e trenit serb, edhe vetëarrestimi ish kryeminsitrit si aksion përmes Interpoolit që tregon tendencën për të destabilizuar Kosovën në një vit shumë kritik.

“Pas Marrëveshjes së Stabilizim Associmit dhe ngecjes në liberalizimin e vizave Serbia është duke e shfryëzuar këtë kohë në maksimum. Sot është vërejtur se Serbia di të bëjë diversion por unë kam qenë i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi disa ditë më parë Ministri ka paralajmëruar se nuk mund të bëhet dhe nuk mund të lejohet një gjë e tillë”, ka thënë Haziri për rtk.

Haziri ka theksuar se në Kosovë duhet të bëhet e qartë njëherë e mirë se Serbia nuk mund të hyjë as me tren, as me vetura as me asgjë.

“Është dashur që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministri Lutfi Zharku të bëjnë me dije që në fillim të ditës qëndrimin e tyre dhe jo të bëhet gjithë ai shqëtësim, pra është dashur që me të bëhet i ditur qëndrimi i tyre.

Pa lejen e Qeverisë së Kosovës, askush nuk mundet të hyjë, as Beogradi as askush e aq më pak të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve aq më pak në këtë muaj të ndishëm siç është janari”, ka përfunduar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat