Vuçiqi i dëshpëruar, kontakton menjëherë me rusët: Shqiptarët po na provokojnë, më detyruan ta kthej trenin!

Aktuale

Vuçiqi i dëshpëruar, kontakton menjëherë me rusët: Shqiptarët po na provokojnë, më detyruan ta kthej trenin!

Më: 14 janar 2017 Në ora: 20:20
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiqi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pasi iu kthye treni – pranë kufirit me Kosovën – për në Beograd, ka kontaktuar ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, të cilit i tha se shqiptarët po provokojnë një konflikt të ri.

“Ju njoftojnë se shqiptarët, njësitet speciale të tyre kanë tentuar ta minojnë një pjesë të hekurudhës”, ka thënë ai.

“Shqiptarët i vendosën trupat e tyre në Luzhan, në trekëndëshin Podujevë-Orllan-Vushtrri. I dërguan në Jarinjë, ku pritej treni, që ta arrestojnë makinistin e udhëtarët. Shqiptarët, pa leje të askujt i kishin 17 makina të blinduara të tipit ‘Kobra’ me elitarët ROSU që të provokojnë konflikt. Vendimi im ishte, me çka mburrem, ta ndali trenin në Rashkë e ta kursej e njerëzve tanë”, ka shtuar Vuçiqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat