Veseli: Institucionet e respektuan urdhrin e Thaçit për ta ndal trenin!

Aktuale

Veseli: Institucionet e respektuan urdhrin e Thaçit për ta ndal trenin!

Nga: BOTA SOT Më: 14 janar 2017 Në ora: 20:56
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se institucionet e Kosovës, respektuan urdhrin e Presidentit Hashim Thaçi për ndalimin e hyrjes së trenit serb në Kosovë.

Veseli në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova tregoi vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin, shkruan Bota sot.

“Kjo absolutisht nuk nënkupton se ne jemi kundër lëvizjes së lirë. Por, ky tren, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste serbe, kishte për qëllim provokimin e radhës nga Beogradi. Institucionet respektuan përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat