Kosova e zmbrapsë ‘’agresionin‘’ e Serbisë

Aktuale

Kosova e zmbrapsë ‘’agresionin‘’ e Serbisë

Nga: A.M. Më: 14 janar 2017 Në ora: 21:16
Forcat Speciale të Policisë së Kosovës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas ndalimit të hyrjes së trenit nga Serbia nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se provokatorët e matën pulsin dhe vendosmërinë e shtetit tonë, e analizuan mirë dhe në fund u tërhoqën

“Kosova e zbrapsë ‘’Agersionin ‘’ e Serbisë

_______________________________

Ma në fund Institucionet e Republikës së Kosovës treguan se din, kanë kapacitet dhe ja dalin në situata të vështira. Nisja e trenit ilegal nga Serbia për në Kosovë ishte provokim i një konfliktimi të armatosur në mes forcave të sigurisë së Kosovës dhe të atyre të Serbisë. Provokatorët e matën pulsin dhe vendosmërin e shtetit tonë, e analizun mirë dhe në fund u tërhoqën. Vetëm me vendosmëri bëhen gjërat sdiduese . Udhëheqësit e shtetit sot ishin në krye të detyrës dhe nuk lejuan befasi. Uroi që kështu të veproin sa herë që praqitet nevoja, e kaluam edhe një test , dua të theksoi se nuk provokim nuk është i fundit na pret vit i ‘’ nxeht’’, ka shkruar Islami në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat