Limaj: E tash filloi gara se kush e ndali trenin

Aktuale

Limaj: E tash filloi gara se kush e ndali trenin

Nga: BOTA SOT Më: 14 janar 2017 Në ora: 21:22
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se tash pas kthimit të trenit në Beograd ka thënë se Hashim Thaçi do të tentojë që të  nxjerrë përfitime për veten e tij në bazë të angazhimeve dhe punës së dikujt tjetër.

Limaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se politika aventureske e qeverisë është e papërgjegjshme dhe tregtimi i disa politikanëve në pushtet me interesat e vendit tonë, për interesin e tyre individual.

Postimi i plotë të Limajt: 

E tash filloj gara se kush e ndali trenin..!

Si gjithmonë e kemi Hashimin i cili vrapon për të nxjer përfitime për veten e tij, nga angazhimi dhe puna e të tjerëve.
Trenin nga Serbia e ndali presioni publik në Kosovë dhe poashtu angazhimi i ndërkombëtarëve të cilët e kuptuan se ky veprim i qeverisë së Serbisë po e cenon rendin dhe sigurinë në Kosovë.

Pyetja e cila don përgjigje sot është: Se kush është përgjegjës për këtë situatë të krijuar ku Serbia merr guxim dhe nis këtë tren provokativ dhe me simbolikë të qartë, dhe kush e çka e solli murin në Mitrovicë ?

Krejt kjo që po ndodh sot rrënjët i ka qysh nga fillimi i dialogut pa kushte me Serbinë në vitin 2011, poashtu politika aventureske dhe e papërgjegjshme e kësaj qeverie, dhe tregtimi i disa politikanëve në pushtet me interesat e vendit tonë, për interesin e tyre individual.

Këta i kanë shkaktu shumë sherre e plagë Kosovës tonë, e që fatëkeqësishtë do të jetë shumë e vështirë me i largu dhe me i shëru./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat