Dikush në Deçan u armatos për ta ndihmuar ROSU-n që ta ndalë trenin serb

Aktuale

Dikush në Deçan u armatos për ta ndihmuar ROSU-n që ta ndalë trenin serb

Më: 14 janar 2017 Në ora: 23:17
Person i armatosur

Tentimi nga Serbia që ilegalisht ta fuste sot në Kosovë trenin e linjës Beograd-Mitrovicë, ka bërë që qytetarët të frustrohen maksimalisht.

Kjo është hera e parë që pas një kohë, shqiptarët e Kosovës të ndjehen seriozisht të rrezikuar nga Serbia, prandaj edhe ka pasur reagime të ashpra.

Disa persona shihen të armatosur me kallashnikov dhe të cilët kanë thënë se kanë qenë dhe janë të gatshëm që t’i përgjigjen Serbisë në çdo kohë.

Për fat të mirë, treni serb u ndalua në Rashkë dhe nuk arriti të hyjë në Kosovë pas urdhrit që njësia speciale e Policisë së Kosovës të dislokohet në kufirin kosovaro-serb, në pjesën verore të vendit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat