Fisniku i VV-së ia kujton presidentit Thaçi vrasjen e Enver Zymberit

Aktuale

Fisniku i VV-së ia kujton presidentit Thaçi vrasjen e Enver Zymberit

Nga: A.Zh Më: 14 janar 2017 Në ora: 23:49
Fisnik Ismaili

Për situatën e krijuar në vend pas tentimit të Serbisë që të lëshojë linjën e trenit nga Beogradi në Mitrovicë, ka komentuar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Ismaili, në një postim në Facebook, ia ka kujtuar presidentit Hashim Thaçi trazirat e vitit 2001, në të cilat humbi jetën polici Enver Zymberit, shkruan Bota sot.

Ai ka thënë se është shenjë e mirë që sonte asnjë qytetar nuk humbi jetën, por Serbia do të tentojë të mbajë duart në Kosovë sërish.

Postimi i plotë i Ismailit:

Kurrë nuk e harroj: kur u futën ROSU në 2011 në veri, e krejt e çuen Hashimin në qiell, unë pata shkrue status duke shpresue që nuk zmbrapset Kryeministri mbas do ditësh.

Sa njeriu m'pat shajtë në atë status.

Në fund, Hashimi i tërhoqi forcat policore mbas dy ditësh, e Kosova paguejti me jetën e Enver Zymberit.

Sot, për fat të mirë, asnjë jetë nuk u humb. Por trenat qarkullojnë çdo ditë, e ky tren ka me provue me u futë prapë. Suksesi i vërtetë është kur ai tren ndalet përgjithë, bashkë me krejt tentimet tjera të Serbisë me i mbajtë duert në Kosovë.

Këtë përgjegjësi nuk e kanë veç djemtë e vajzat e ROSU, duke ndejtë në borë, por edhe qeveria, e cila duhet me i ndalë negociatat, e edhe qytetarët, që duhet me u ndalë tuj ble prodhime të Serbisë.

E unë po shpresoj që qeveria nuk zmbrapset si herën e kalueme, e po shpresoj që nuk derdhet gjaku i djemve të mirë këto ditë, se prej përvojave të kalueme, ky ngazëllim na u ka shndërrue në lotë çdo herë. S'po due me ndodhë prapë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat