"Ndalimi i trenit serb tregon se Kosova i ka mundësitë për të kryer detyrat e veta kushtetuese e ligjore"

Aktuale

"Ndalimi i trenit serb tregon se Kosova i ka mundësitë për të kryer detyrat e veta kushtetuese e ligjore"

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:36
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka përgëzuar shtetin e Kosovës për aksionin e mbrëmshëm në veri, ku u ndalua një tren ilegal i nisur nga Serbia.

 

Ja mesazhi i tij i plotë

Urime Kosovë!

Sot Kosova ndaloi hyrjen në territorin e saj të trenit të palicensuar, të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës.

Me këtë veprim, ajo dëshmoi se, tashmë, është një shtet i pjekur dhe serioz dhe se nuk lejon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Ndalimi i trenit serb tregon se Kosova i ka mundësitë për të kryer detyrat e veta kushtetuese e ligjore dhe se nuk ka nevojë që për cdo gjë t'u drejtohet ndërkombëtarëve.

Urojmë që aksioni i radhës i Qeverisë së Kosovës të jetë prishja e murit të paligjshëm pranë Urës së Ibrit.

Me këmbë të mbarë 2017-ta, Kosovë!

Dr. Islam LAUKA

Ish ambasador i parë i Shqipërisë në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat