Serbët protestojnë në veri, u frikësuan nga ROSU

Aktuale

Serbët protestojnë në veri, u frikësuan nga ROSU

Më: 15 janar 2017 Në ora: 09:52
Njesia spaciale

Serbët e veriut do të protestojnë sot në veri të Kosovës, për shkak të shkuarjes së njësisë speciale të policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme në veri dhe siç thuhet, tentimit të frikësimit të popullatës serbe në atë pjesë të vendit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se protesta do të mbahet sot në ora 12:00 tek sheshi ‘Car Llazar’ në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur mbrëmë, ka bërë të ditur se ka urdhëruar që treni i nisur dje në relacionin Beograd-Mitrovicë të kthehet mbrapsht, vetëm për të penguar një konflikt të gjerë të mundshëm.

“Shqiptarët kanë dërguar në veri pa lejen e NATO-s dhe faktorëve tjerë relevantë 17 automjete të blinduara të tipit ‘Kobra’ me pjesëtarë të njësisë speciale, me qëllim të provokimit të një konflikti të gjerë në atë pjesë të territorit”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat