Vulin: Po të mos ishte Vuçiq, do të kishte gjakderdhje dje

Aktuale

Vulin: Po të mos ishte Vuçiq, do të kishte gjakderdhje dje

Më: 15 janar 2017 Në ora: 10:35
Vucic, Vulin

Ministri i Punës i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se “dhuna kundër serbëve në Kosovë nuk do të tolerohet”.

Sipas medieve serbe, ai ka shtuar se është i befasuar nga qëndrimi i BE-së për çështjen e parandalimit të trenit të pasagjerëve që po vinte nga Beogradi për në Mitrovicë.

“Shteti serb qartë e ka thënë se nuk do të lejojë të ndodhë dhunë ndaj serbëve dhe se serbët të mos jenë të mbrojtur në asnjë mënyrë”, ka thënë Vulin për Radio Televizionin e Serbisë.

Gjithsesi shtohet më tej, ai ka vlerësuar reagimin e kryeministrit Aleksandar Vuçiq në situatën e ndalimit të trenit duke thënë se në veri të Kosovës do të vinte deri në një konflikt i përgjakshëm po të mos ishte që nuk ishte “reagimi i qetë dhe i mençur” i tij.

“A është kjo liria e lëvizjes? A do të thotë se çdo tren që shkon nga Kraljevo, çdo ditë, që të ndalet me pushkë? A do thotë kjo që çdo makinë me targa serbe të ndalet pushkë”, ka shtruar pyetjen Vulin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat