Krasniqi: Ata që kanë mentalitet prej bajraktari po mundohen t`i përvetësojnë meritat për ndaljen e trenit

Aktuale

Krasniqi: Ata që kanë mentalitet prej bajraktari po mundohen t`i përvetësojnë meritat për ndaljen e trenit

Nga: A.M. Më: 15 janar 2017 Në ora: 12:42
Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar për deklaratat nga zyrtarët e institucioneve për ndalimin e trenit që ishte nisur nga Serbia.

Krasniqi ka thënë se institucionet përgjegjëse te Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, për atë ato janë aty dhe se pse nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë te dështimeve.

“Çakordimet nuk kanë te ndalur!

Nuk ka asnjë dyshim, institucionet përgjegjëse te Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, për atë ato janë aty. Por ajo që nuk shkon është, pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues, mbrojtjen e sovranitetit te shtetit?

Madje edhe ta zëmë se mentaliteti prej bajraktari e lejon një gjë te tillë. Por, këta bajraktarë që vrapojnë të kapen fortë pas një suksesi? Pse kaq burrërisht nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë te dështimeve?

Tani, juve që po vrapoi pas lavdeve, a jeni përgatitur edhe për lavde të tjera që ju presin?

Le të shpresojmë se po! Megjithatë, unë kam frikë nga ky veprim i qeveritarëve tanë?!

Kur them ketë e kam parasysh, aksionin e RSU-së më 25 korrik 2011 dhe pasojat që i ka prodhuar ai aksion – Bisedimet politike te Brukselit, në mes Kosovës dhe Serbisë! Atje ku është biseduar ekskluzivisht për çështjet e brendshme te Kosovës dhe pa asnjë përgatitje. Bisedime që e kanë dëmtuar shumë sovranitetin e shtetit.

Te shpresojmë se po fillon një fazë e re e përgjegjësisë për të parët e institucioneve te shtetit, ndonëse shumë e vonuar, por më mirë vonë se kurrë?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat