Dikush kishte një plan të dytë për ndaljen e trenit nga Serbia

Aktuale

Dikush kishte një plan të dytë për ndaljen e trenit nga Serbia

Më: 15 janar 2017 Në ora: 13:11
ilustrim

Makinisti Gani Bullatovci drejtoi lokomotivë me nr:007 në drejtim të veriut të Kosovës, dhe rrezikoi të ndeshej me trenin që vinte nga Serbia vetëm për ta ndalur atë, shkruan Fjala.

Kjo duket të ketë qenë pjesë e planit të Institucioneve të Kosovës përmes Trainkos për ta bllokuar futjen e trenit ilegal nga Serbia në Kosovë.

“Mos te harrojm edhe kontributin e Trainkosit dhe Lokomotives me nr:007 dhe makenistit z.Gani Bullatovci i cili eshte ne kufi ne bllokimin e rruges”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, Asdren Ademi menaxher në kompaninë Trainkos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat