Pas aksionit të ROSU, Uk Lushi porosit: Sa më pak zhurmë dhe pallavra çarshie

Aktuale

Pas aksionit të ROSU, Uk Lushi porosit: Sa më pak zhurmë dhe pallavra çarshie

Më: 15 janar 2017 Në ora: 13:42
Uk Lushi

Veprimtari dhe ish ushtari i bataljonit "Atlantiku", Uk Lushi, ka përshendetur aksionin e policies në veri, por ka porositur se nuk duhet të pushtohemi nga euforia.

Ja postimi i plotë

Për ju disa që po tregoni ngapak eufori, herë në një kah herë në kundër kah, Republika e Kosovës shpejt do ta zyrtarizojë ushtrinë dhe Amerika do të qëndrojë prapa kësaj të drejte të çdo shteti 100%. Sa më pak zhurmë dhe pallavra çarshie, ndërsa punojmë shumë dhe si duhet, aq më mirë. Kur çdo qytetar në vend se ta drejtojë gishtin nga të tjerë dhe vetëm ankohet, e drejton gishtin nga vetja dhe angazhohet për punë dhe unitet, shteti forcohet dhe përparon. Trenat do të shkojnë dhe vijnë edhe mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm trenat e paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat