Trenin nuk e ndali Hashim Thaçi, Vuçiq tregon kush e bëri

Aktuale

Trenin nuk e ndali Hashim Thaçi, Vuçiq tregon kush e bëri

Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:48
Aleksandar Vuçiq

Dje Aleksandar Vuçiq i dha fund një takimi urgjent, për të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Nga Beogradi , kryeministri serb kumtoi lajmin se vetë e ka urdhëruar ndalimin në Rashkë të trenit të nisur për Mitrovicë.

“Vendosa kështu për të ruajtur jetën dhe lirinë e qytetarëve të tanë,  për t’i evituar konfliktet e përmasave të gjera, dhe për t’iu treguar të gjithëve se ne duam paqe”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se do i ankohet Bashkimit Europian, Rusisë, Kinës e edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Serbia nisi për në Kosovë një tren udhëtarësh e jo tanke, andaj reagimi i Prishtinës ishte i gabuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat