Hashim Thaçi i përgjigjet Tomislav Nikoliqit në kërcënimet për luftë, ja deklarata e tij

Aktuale

Hashim Thaçi i përgjigjet Tomislav Nikoliqit në kërcënimet për luftë, ja deklarata e tij

Nga: N.E Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:08
"Kosova, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim në shërbim të paqes dhe stabilitetin në rajon” shkruan Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur që është shmangur hyrja e trenit ilegal i Serbisë në territorin e Kosovës dhe sipas tij këto veprimet e Serbisë kërcënojnë frymën e dialogut.

Ai gjithashtu shton se këto kërcënime për luftë  janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor

Presidenti thotë se Serbia ka ndërmarrë një fushatë të provokimeve provokimeve të vazhdueshme që kanë për qëllim të prodhojnë tensione në Kosovë dhe në rajon, mirëpo autoritetet e Kosovës e kanë ndaluar këtë duke bërë ruajtur kështu sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Në periudhën e fundit, si pjesë e një skenari të vjetër, Serbia fatkeqësisht ka ndërmarrë një fushatë të provokimeve të vazhdueshme që kanë për qëllim të prodhojnë tensione në Kosovë dhe në rajon.

Pjesë e këtij skenari ishte edhe shndërrimi i trenit në mjet propagandues, duke e veshur me mesazhe dhe fotografi që kishin për qëllim provokimin dhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe që ishin në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat evropiane e ndërkombëtare.

Për të ndaluar këtë skenar, autoritetet e Kosovës vlerësuan se është në interes të paqes dhe stabilitet në rajon që të mos lejohet hyrja ilegale e trenit propagandues. Prandaj, organet e rendit dhe sigurisë morën masa që të pengohet cenimi i integritetit dhe sovranitet të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë” shkruan Thaçi.

Ai shton se Serbia duhet ta ketë kuptuar këtë veprim të saj ilegal se përmes këto veprime janë në kundërshtim me frymën e dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në rajon.

Presidenti gjithashtu i krahason këto veprime me kohën e Millosheviqit, por sipas tij këto janë të papranueshme.

“Shpresoj se autoritetet e Serbisë e kanë kuptuar se veprimi i tyre ka qenë ilegal dhe në kundërshtim me frymën e dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në rajon.

Kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta.

Këto kërcënime për luftë janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Përkundër kësaj gjuhe të vjetër kërcënuese dhe provokuese që vjen nga Serbia, unë bëj thirrje që të vazhdohet me rrugën e deritashme të dialogut, bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve dhe të punojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kosova, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim në shërbim të paqes dhe stabilitetin në rajon” shkruan Thaçi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat