Bejta thirrje për Baton Haxhiun: Bëhu ambasador i Serbisë në Kosovë

Aktuale

Bejta thirrje për Baton Haxhiun: Bëhu ambasador i Serbisë në Kosovë

Nga: M.L Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:28
Netja Bejta dhe Baton Haxhiu bashkëpunëtori i Stanishiqit (ish shefi i UDB-së)

Publicistja Netja Bejta, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj shkrimit të mbrëmshëm të Baton Haxhiut, i cili u “ngut”, për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Mustafa, pas zhvillimeve me trenin.

Bejta ka shkruar, se të njëjtën qasje, Baton Haxhiu e kishte edhe ndaj ish Presidentit historik Ibrahim Rugova, në vitet e 90-ta.

“Ende pa përfunduar saga e trenit, Baton Haxhiu, botoi një shkrim të turpshëm ku i kërkonte Kryeministrit Mustafa që të jap dorëheqje. I bindur në triumfet permanente të Serbisë, Batoni theksonte idenë se Kryeministri duhet të jap dorëheqje sepse qytetarët nuk po e dinë si do të veprojë ai lidhur me një varg vendimesh të rëndësishme! Të njëjtën qasje irrituese, Batoni e kishte edhe ndaj Ibrahim Rugovës në vitet ’90”, ka shkruar ajo. Më tutje, Netja Bejta, ka thënë se Baton Haxhiu, gjatë qeverisjes së Isa Mustafës nuk po arrin të organizoj takime me pasardhësit e Stanishiqit (ish shefi i UDB-së), siç kishte dështuar ta dërgonte Presidentin Rugova në një takim të tillë. “Por, Batoni, nuk e ka dertin e qytetarëve, së paku jo të atyre të Kosovës. Batoni, i mësuar me marrje fondesh të padeklaruara nga Serbia (deri në vitin 1999) dhe nga Shqipëria (pas vitit 1999), hallin e ka se gjatë qeverisjeve të LDK-së (2001-2007) dhe (2015-2016) nuk po arrin të rjep para për “shërbimet e tij profesionale”. Po ashtu, ai gjatë qeverisjes së Isa Mustafës nuk po arrin të organizoj takime me pasardhësit e Stanishiqit (ish shefi i UDB-së), siç kishte dështuar ta dërgonte Presidentin Rugova në një takim të tillë. Andaj, Baton, jep dorëheqje nga shtetësia e Kosovës, merre atë të Serbisë, dhe bëhu ambasadori i parë i saj në Kosovë. Ky mund të jetë kontributi yt i vetëm dhe më mirë se ti, interesat e Serbisë nuk i përfaqëson as Gjuriqi. Ti je demagog kot! Ofendimet tua janë lavde për njerëzit e mirë dhe patriot!”, ka shkruar Bejta në profilin e saj në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat