Sot rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës. Gjyësmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Iliria” në Prishtinë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë e ka shtyrë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.