Vulin ‘kapet’ me Mustafën, Thaçin, Haradinajn dhe Albin Kurtin

Aktuale

Vulin ‘kapet’ me Mustafën, Thaçin, Haradinajn dhe Albin Kurtin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:38
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë sot se serbët në Kosovë kanë vazhdimësinë tyre të guximshme për liri, shkruajnë mediat serbe.

“Serbët në Kosovë u mbajtën me Beogradin, serbët në Kosovë mbajtën Rezolutën 1244, ata kanë mbajtur luftën e tyre të vazhdueshme dhe të guximshme për liri. Unë e di që ju do të donit që të thonit se Vuçiq nuk ka mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë. Unë e di se për Mustafën, Thaçin, Haradinajn dhe Kurtin është e pëlqyeshme që Serbia t’i lë njerëzit e vetë të braktisur në Kosovë, por kjo nuk është dhe nuk do të jetë”, ka përfunduar Vulin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat