Çudia tjetër nga Beogradi: Prishtina e ka në plan pushtimin e veriut!

Aktuale

Çudia tjetër nga Beogradi: Prishtina e ka në plan pushtimin e veriut!

Më: 16 janar 2017 Në ora: 10:28
Milovan Drecun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Serbi, Milovan Drecun tha sot se ngjarjet rreth trenit janë rezultat i presionit afatgjatë politik, ekonomik që Prishtina po bën ndaj serbëve në Kosovë.

Ai beson se këto ngjarje kanë të bëjnë me faktorin ndërkombëtar, por sipas tij “është e rëndësishme që të shohim se si në të ardhmen do të sillet administrata e ardhshme amerikane, për shkak se nga kjo në masë të madhe varen zhvillimet e ardhshme në dhe rreth Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

Drecun ka theksuar se ka plane të Prishtinës për “pushtimin e veriut dhe instalimin e institucioneve të saj, dhe, kjo sipas tij, dëshmon militarizimin veriut.

”Në radhë janë Podujeva, Bajgora, Mitrovica jugore”, ka thënë ai pa treguar se të gjitha këto janë pjesë përbërëse të Kosovës dhe se nuk ka si të ndodhë që Kosova ta pushtojë Kosovën .

Sipas Drecunit, “të gjitha bëhen për të zvarritur formimin e Asociacionit të Komunave serbe, i cili, sipas tij bën boshtin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat