Seanca të enjten, javën tjetër interpelancat me kryeministrin

Aktuale

Seanca të enjten, javën tjetër interpelancat me kryeministrin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:08
Foto nga mbledhja e kryesisë së Kuvendi

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e ardhshme të mbahet të enjten, ku do të jetë interpelanca e ministrit të arsimit, Arsim Bajrami, por jo edhe interpelancat e kryeministrit, Isa Mustafa.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami tha se interpelancat me kryeministrin mbeten për javën e ardhshme.

Projektligji për lirit fetare sipas saj është shtyrë në mungesë të listës serbe. Ajo i komentoi zhvillimet e fundit në Mitrovicë, duke thënë se janë si pasojë e dialogut jotransparent në Bruksel.

Image

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku përveç tjerash do të vendoset se kur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të jetë në interpelancë për situatën e krijuar në Mitrovicë, si dhe për përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat