Ministri i Shëndëtësisë kërkon që pacientët të mos udhëzohen në klinika private

Aktuale

Ministri i Shëndëtësisë kërkon që pacientët të mos udhëzohen në klinika private

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:52
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani në takim me anëtarët e Bordit për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike dhe drejtuesit e disa klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani zhvilloi një takim me anëtarët e Bordit për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike dhe drejtuesit e disa klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me të cilët bisedoi për aspekte të Udhëzimit Administrativ për TJISHP dhe nevojën e ndryshimit të tij si dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me sëmundje që aktualisht nuk mund të trajtohen në institucionet publike shëndetësore të vendit.

Në takim, pjesëmarrësit kanë mirëpritur iniciativën që çështjet e tilla të diskutohen e trajtohen së bashku, ndërkohë që janë dhënë propozime të ndryshme lidhur me Udhëzimin Administrativ për TJISHP që do të ndryshohet, pastaj rreth hartimit të listave për diagnoza referente që mund të udhëzohen për TJISHP, reduktimin deri në maksimum të nevojave për trajtim jashtë QKUK-së përmes sigurimit të pajisjeve mjekësore dhe materialeve të nevojshme për punimin e rasteve, reduktimin e urgjencave mjekësore, përcaktimin e patologjitë më prioritare, çmimet referente për shërbime për patologji të ndryshme dhe çështje të tjera.

Ministri ka inkurajuar përfaqësuesit e këtyre klinikave përkatëse: Ortopedisë, Kardiologjisë, Oftalmologjisë, Pediatrisë, Hetamtologjisë, Onkologjisë, që me angazhim të përbashkët midis tyre, SHSKUK-së dhe MSh-së të reduktohet sa është e mundur udhëzimi i pacientëve për marrje të shërbimeve jashtë sektorit publik përmes kontributit në definimin e çështjeve të diskutuara në takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat