Selimi: Muri nuk e zuri në befasi Qeverinë, dialogu të ndërpritet

Aktuale

Selimi: Muri nuk e zuri në befasi Qeverinë, dialogu të ndërpritet

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:00
Rexhep Selimi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndërpritet.

Sipas Selimit kjo duhet të ndodh për shkak të sjelljeve të fundit të Beogradit zyrtar, duke iu referuar ndërtimit të një muri në Mitrovicë, tentimit të futjes së një treni ilegal në Mitrovicën e Veriut.

Këto deklarime Selimi i dha në debatin televiziv, madje duke shtuar se Qeverinë nuk e befasoi muri i ndërtuar po dimensioni i tij.

”Ne Opozita jemi shtytësit kryesor qe Qeveria e vendit vepron pozitivisht në anën e shtetit”.

”Muri është vetëm një pjesë e mozaikut më të madh”.

”Kemi kundërshtuar Zajednicën sikurse po i kundërshtojmë edhe këto sot. Sikur Zajednica të kishte kaluar, treni do të ishte i ligjshëm”.

”Serbia është fut në Kosovën e pavarur pa pyet fare dhe po vazhdon të futet”.

”Nuk i ka zënë në befasi muri Qeverinë, i ka zënë dimensioni lartësia pasi e komentojnë se ka qenë kaq”.

”Këta është dashur të përfundojnë çështjen e murit qysh kohë më parë, por me këtë Qeveri nuk ka se si”.

”Dialogu edhe Muri edhe ndarja etnike e Policisë edhe treni edhe kjo qasje nga ana serbe, janë rezultat i dialogut”.

”Nëse doni të ndalen këto probleme ndërprisni dialogun Prishtinë – Beograd”.

”Duhet të ndalet dialogu me Serbinë menjëherë. Me zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe kaq”.

”Nuk dua dialog me Serbinë, e kam policinë dhe Kushtetutën”, ka përfunduar Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat