Mogherini me një mesazh të qartë për Serbinë e Kosovën

Aktuale

Mogherini me një mesazh të qartë për Serbinë e Kosovën

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:13
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia “ta evitojnë përshkallëzimin”, pas tensioneve që janë shkaktuar me trenin e nisur të shtunën nga Beogradi për një pjesën veriore të Kosovës.

“Mesazhi im për palët ishte që të evitohet përshkallëzimi, që të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve – jo domosdoshmërisht shumë për institucionet e të dy vendeve, por për të dy popujt – pasi hapat që ne i kemi marrë me Beogradin dhe Prishtinën, vitin e kaluar, janë disi historikë”, tha sot Federica Mogherini, në konferencën për media në Bruksel.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “ne ia dolëm të lëvizim shumë larg për perspektivën në BE për gjithë rajonin, pasi arritëm ta ndërtojmë dialogun pozitiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Në këtë kuadër ajo tha se sheh “ te të dy palët përkushtim për vazhdim të dialogut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat