Nuk ndalet Lladrovci, shkarkon edhe dy drejtor

Aktuale

Nuk ndalet Lladrovci, shkarkon edhe dy drejtor

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:10
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci

Dy drejtorë që ishin me aktakuzë në Komunën e Drenasit janë shkarkuar sot nga detyra me vendim të kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, pas suspendimit nga puna të katër zyrtarëve komunal, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, të cilët janë të akuzuar.

Vendimi i marrë nga Lladrovci, pason po vendimin e tij të mëparshëm, kur nga detyra u larguan katër zyrtarë të tjerë komunalë.

"Pas shkarkimit të katër zyrtarëve komunal me aktakuza të ngritura, sot, në takim me drejtorët e drejtorive komunale, kam kërkuar që secili që ka aktakuzë të ngritur, të largohet nga detyra. Dy drejtorët politik, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, janë me aktakuza dhe tashmë nuk janë më drejtor të drejtorive", ka thënë Lladrovci, njofton Komuna e Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat