Treni i Kralevës hyn në Mitrovicë pa leje të autoriteteve të Kosovës

Aktuale

Treni i Kralevës hyn në Mitrovicë pa leje të autoriteteve të Kosovës

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:25
Treni i Kralevës

Treni që u nis nga Beogradi drejt veriut të Mitrovicës nuk ishte as i pari e as i fundit që mori rrugë drejt Kosovës nga shteti serb.

Edhe para të shtunës por edhe dy ditëve të fundit, dy herë në ditë, një tren lëvizë nga Kraleva e Serbisë për në Mitrovicën e Veriut.

Linja e rregullt Kralevë -Veri i Mitrovicës funksionon që nga 25 tetori i vitit 2013 kur është hapur stacioni hekurudhor në veri.

Që atëherë treni i kompanisë ‘Serbia Voz’ lëvizë rregullisht dy herë në ditë në dy drejtime në bazë të një orari të vendosur nga hekurudhat e Serbisë.

Kjo po  ndodh madje pa lejen e autoriteteve kosovare.

Këto të fundit nuk kanë shumë informata zyrtare për operimin e kësaj linje.

Kontrollin përtej Ibrit nuk e ka Autoriteti i thirrur për sigurimin e sektorit hekurudhor pasi kompania serbe nuk përfill rregullat e këtij institucioni me zyrë në Prishtinë.

Kjo pritet të zgjidhet në bisedimet me palën serbe në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat