Bulliqi e Isufi publikojnë një hartë të re të demarkacionit, ja si Kosova humb 8,229 hektarë

Aktuale

Bulliqi e Isufi publikojnë një hartë të re të demarkacionit, ja si Kosova humb 8,229 hektarë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 23:15
Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi

Dy profesorët e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi pretendojnë se kanë sjellë prova të reja se “Kosova humb territor në bazë të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”.

Përmes një postimi ë Facebook ata kanë prezantuar një hartë ku thonë se Kosova humb 8,229 hektarë nga shënjimi i kufirit me Malin e Zi.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me deklarimin e strukturave politike kohëve të fundit se si dolën 8229ha pa pasur demarkacionin e kufirit me Serbin sqarojmë se:

Sipërfaqja prej 8229ha paraqet territorin mes dy vijave kufitare të Kosovës me Malin e Zi, asaj të vitit 1946 (sipas delimitimit të parë pas luftës së II-të botërore dhe të prezantuar me shumë harta me shkallë të madhe) dhe 2015 (sipas marrëveshjes së dy komisioneve). Ky territor paraqet një sipërfaqe prej 8229ha dhe se nuk ka të bëjë asgjë me sipërfaqen e Kosovës dhe Malit të Zi si tërësi e aq më pak me vijat kufitare me shtetet e tjera. Shih hartën në vijim. F.I. & SH.B.” (sic.), kanë shkruar Bulliqi dhe Isufi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat