Në 15-vjetorin e vrasjes përkujtohet deputeti Smajl Hajdaraj

Aktuale

Në 15-vjetorin e vrasjes përkujtohet deputeti Smajl Hajdaraj

Më: 17 janar 2017 Në ora: 08:36
Smajl Hajdaraj

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa sot mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë.

Ai u vra në një atentat më 17 janar 2002.

Hajdaraj është laureuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë dhe Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat