Ish gjenerali i ushtrisë serbe Durovic: Një ish ministër të Kosovës e kishim spiun në UÇK

Aktuale

Ish gjenerali i ushtrisë serbe Durovic: Një ish ministër të Kosovës e kishim spiun në UÇK

Më: 17 janar 2017 Në ora: 08:41
Ilustrim

Ish gjenerali i ushtrisë serbe, Stevan Durovic ka zbuluar se ushtria serbe ka pasur spiunë shqiptarë të përfshirë në UÇK, të cilat sipas tij ishin lehtë të gjindeshin ngase shqiptarët shiteshin për disa qindra marka.

Durovic, tha “Kishim spiunë në UÇK dhe e dinimin çdo lëvizje të Adem Jashari’t . E dinim se me ku shkonte, kë takonte si dhe prej kujt financohej.

Ai ka shtuar se ushtria serbe ka mundur ta vrasë Adem Jashar’in, kur të kenë dashur vet. Kjo për arsye se në UÇK ata kishin tre spiunë, të cilët kanë punuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sipas tij ata ishin kushërirë të Jasharit.

Stevan Durovic tha se më së shumti ju ka ndihmuar një ish ministër i Kosovës, i cili ka pranuar të punojë si spiunë për ushtrinë serbe. Nga ai kanë marrë informacionet për gjithçka në lidhje me Adem Jasharin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat