Serbët kanë një porosi për Nikolic: President, ju shkoni në luftë, neve na leni të qetë

Aktuale

Serbët kanë një porosi për Nikolic: President, ju shkoni në luftë, neve na leni të qetë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:34
Tomislav Nikolic

Për të dytën ditë me radhë, gazeta beogradase në faqen e parë, ka publikuar porosi anti luftë dhe kundërshtim ndaj fjalorit luftënxitës të presidentit serb, Tomislav Nikolic

Pas provokimit që e shkaktuan vetë zyrtarët serb, me një tren që nga pala kosovare u konsiderua si provokues dhe shkelje e ligjeve, dhe pas reagimit të institucioneve të Kosovës që dërguan njësitë speciale për të ndalur trenin, pala serbe u detyrua që të zmbrapset.

Treni me parollat provokuese për shtetin e Kosovës si “Kosova është Serbi” u ndal pa hyrë në Kosovë.

Treni u ndalua por shkaktoi nervozë të jashtëzakonshme te kreu serb, sidomos te Presidenti i Serbisë, Nikolic, i cili dha deklarata luftënxitëse duke kërcënuar se “do të dërgonte ushtrinë nëse shqiptarët do të vrasin serbë në Kosove”.

Siç duket Nikolic nuk e ka llogaritur mirë disponimin luftarak në Serbi meqë nuk duket se ka mbështetje të madhe. media vazhdon me botimin në faqen e parë të saj të kërkesave për Nikolic, për dy ditë me radhë, që të heqë dorë nga idetë e tij luftënxitëse ku botimi i fundit ka porososinë në ballinë me titull: “President, ju shkoni në luftë, neve na leni të qetë”, duke vazhduar “Athua nuk na mjaftuan jetët e humbura, njerëzit e zhvendosur, shpirtërat e vuajtur, rinitë e ndërprera?” 

Media shkruan më tej se bashkëbiseduesit e gazetës thanë se Presidenti duhet të përgjigjet në këto pytje para se të deklarojë atë që deklaroi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat