Lista me kriminelë serbë, kërkohet ndihma e Shqipërisë!

Aktuale

Lista me kriminelë serbë, kërkohet ndihma e Shqipërisë!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 janar 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Ende nuk dihet se a ka përpiluar Kosova ndonjë listë me kriminelët serbë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Në lidhje me atë se sa flet arreste kanë bërë gati Institucionet tona përkatëse dhe sa persona jeni duke i hetuar, apo a është përpiluar ndonjë listë me personat e akuzuar nga Kosova për krime kundër shqiptarëve,  zyrtarët në Prokurorinë e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë, edhe përkundër tentimeve nga “Bota Sot”, për të marrë një përgjigje nuk kanë dashur të përgjigjen për këtë. 

Ndërsa, njohësit e çështjeve politike dhe juridike kanë vlerësuar se Kosova ka mundësi që nëpërmjet Shqipërisë të ndikojë në Interpol edhe pse Shqipëria është një çështje për të diskutuar.

Sipas tyre, shtetet anëtare kanë të drejt të paraqesin fletarrestime për krime të ndryshme dhe shteti anëtar është i obliguar të analizoj faktet e më pas të vendos. Ata kanë vlerësuar se Kosovës i mungon shpjegimi shtetëror dhe do të duhej që të ketë një listë me emrat e serbëve të cilët kanë kryer krime gjatë luftës.

Kosova të operojë në Interpol përmes Shqipërisë

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka thënë për “ Bota sot”, se Kosova ka mundësi që nëpërmjet Shqipërisë të ndikon në Interpol edhe pse Shqipëria është një çështje për të diskutuar.

Sipas tij, në fakt shtetet anëtare kanë të drejt të paraqesin fletarrestime për krime të ndryshme dhe shteti anëtar është i obliguar të analizoj faktet dhe të vendos.

“Sa i përket asaj se a kanë përpiluar Kosova lista të krimineleve në skenën gjyqësore dhe politike nuk kemi ndonjë liste. Nga prokuroria e Kosovës është them se ka fletartës kundër 40 krimineleve serbe. Po derisa Kosova nuk është astarë e Interpolit nuk mund te veprohet me Interpol dhe te lëshohet fletartës ndërkombëtare. Thash se këto janë vetëm informata. Nuk kemi të dhëna konkrete”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Kelmendi.

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka vlerësuar se në situatën e pas luftës e deri me tani Kosova zyrtarisht nuk e ka siguruar anëtarësimin e saj në OKB.

Ai ka pohuar se Kosova pa qenë anëtare e kësaj organizate nuk mund të jetë anëtare e përhershme e Interpolit.

“Vetëm shtetet e pavarura dhe të anëtarësuar në OKB e mund të jenë anëtare të Interpolit. Shtetet e anëtarësuar në Interpol munden të kërkojnë prej Interpolit,  që njerëzit që kanë bërë vepra kriminale në territorin e shtetit të tyre, e që supozohet se nuk gjinden më në atë territor, mund të bëjnë kërkesën që Interpoli ti angazhojë të gjitha policit anëtare të kësaj organizate, dhe personat që kanë bërë krime në ato shtete që tani i kërkojnë. E në rast se i identifikojnë këtë persona atëherë ti burgosin dhe ti dorëzojnë ati shteti anëtarë që e ka kërkua personin”, është shprehur Tërnava.

Sipas tij, kjo kompetencë në situatën çfarë tani gjendet Kosova prej pas lufte e deri më tani e ka UNMIK-u, pasi deri më tani nuk ka të dhëna që Kosova ka përpiluar ndonjë listë të krimineleve serb që kanë kryer krime në Kosovë.

“Vetëm ai shtet në të cilin është bërë ndonjë krim në territorin e saj, mund të kërkojë në bazë të procedurave nëse është anëtare e Interpolit, qe personi i cili ka krye veprën kriminale ne atë shtet nga është bere kërkesa, ti dorëzohet ati shteti në të cilën është kryer ai krim. Shtetet tjera për rreth munden ti ndihmojnë njëra- tjetrës me veprimet e tyre qe ta luftojnë krimin,  dhe në marrëdhënie të mira që i kanë mes veti në procedura të ndërsjellta shtetërore, ta luftojnë krimin dhe të jenë të suksesshëm në këtë lëmi”, ka thënë eksperti i sigurisë Ternava.

Komandantët e "Rognerit” bashkëpunim me Serbinë

Njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi ka thënë se mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vendet tjera mike kanë ekzistuar që nga dita e largimit të forcave pushtuese të Serbisë.

Sipas tij, ky bashkëpunim, që nga 12 Qershori i vitit 1999 është drejtuar nga komandantët puçist të "Rognerit” dhe të cilët e kanë gëzuar mbështetjen e plotë të bandave kriminale dhe komuniste të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Meqenëse për këto fundërrina të politikës, të diktaturës dhe të mendësisë vrastare nuk ekzistonte tjetër vlerë përpos pushtetit, plaçkitjes, haraçit dhe zhvatjes me çdo kusht, atëherë edhe kjo gjendje e sotme nuk duhet të na befasoj. Bashkëpunimi i këtyre strukturave me Serbinë është i dokumentuar, nuk mohohet dhe është duke u thelluar në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Shteti shqiptar duhet të deklarohet se a i ka miratuar listat vrastare të Hashim Thaçit, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri”, ka thënë Gashi.

Analisti politik, Rexhep Shahu, ka thënë se nuk e di a mundet që Shqipëria ta bëje avokatin për Kosovën tek Interpoli, dhe a ka fuqinë dhe tagrin moral, kur Shqipëria dhe kryeministri i saj kanë si arritje të madhe vizitën e shefit të qeverisë si arritjen e shekullit vizitat në Beograd të shefit të qeverise.

“Dua të besoj se Kosova po të përdorë të njëjtën monedhë që përdor Serbia, atë me flete arreste, sigurisht se do te fitonte me dinjitetin e saj dhe të ndjerit e barabartë si shteti me shtet me Serbinë. Kriminelët serbe që kanë kryer krime në Kosovë janë të njohur, të ditur dhe ato krime nuk kanë ndodhë në kohën e Skënderbeut as para Krishtit. Kosova duhet të kërkoje drejtësi, dënimin e krimeve serbe dhe nuk ka pse fut kokën në rërë si struci asnjë politikan i Kosovës e asnjë zyrtar që merr pjesë në bisedime. Kosovës i mungon shpjegimi shtetëror, Kosova ka popull vital por qeverisja është krejt nën nivel prej shumë vitesh për të shpjeguar, për të treguar historinë. Zyrtarët e Kosovës nuk e di pse kanë frikë pse druhen, sikur ua ka shpirtin në grusht Serbia”, ka thënë analisti politik Shahu.

Lista t’i dërgohet Interpolit nga BE-ja dhe SHBA-ja

Blerim Burjani njohësi i çështjeve juridike ka thënë se sa i përket listës serbe që kanë kryer vepra penale në Kosovë deri me tash nuk është bërë publike nga MPB.

Sipas tij, Kosova duhet të këtë listën e serbëve që kanë kryer krime dhe minimumi që duhet të bëjë Kosova pra institucionet e saj tu dërgojnë Interpolit informata nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Kjo është e mundshme, sepse Kosova dhe institucionet e saj mund ta  bëjë këtë liste me kriminel serb nëse veç ka të dhëna Ministri e Punëve të Brendshme, madje kjo do të ishte e mirëseardhur për institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Burjani.

Ndryshe njohësin i çështjeve politike Selim Ibrahimi ka thënë se mundësitë për këtë çështje do të duhej ti shohin të dy shtetet në bazë të së drejtës së përfaqësimit dhe rregulloreve të veprimtarisë së Interpolit.

“Po më tepër do të thoja së problemi do të ishte trajtuar që më herët, nëse organet e Kosovës të drejtësisë do të hartonin listën e personave të dyshuar për krime. Këtë kanë mundur ta bëjnë pranë organeve ndërkombëtare në Kosovë dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Pra qeveria e Kosovës ka pasur mundësi që këtë problematikë ta kishte shqyrtuar më mirë. Një integrim më i mirë apo bashkëpunim në mes Tiranës dhe Prishtinës në shkëmbimin e të dhënave me interes kombëtar dhe shtetëror do të ndihmonte që lista të marrë formën dhe adresën e adekuate”, ka thënë Ibrahimi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat