Berisha-Hysenit: Asgjë s’keni bërë, keni respektuar ligjin dhe Kushtetutën

Aktuale

Berisha-Hysenit: Asgjë s’keni bërë, keni respektuar ligjin dhe Kushtetutën

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:31
Pamje nga videoja

(E plotësuar) - Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha ka reaguar ndaj raportimit të ministrit të PUnëve të Brendshme Skënder Hyseni në Komisionin ëpr Siguri, anëtar i së cilit është edhe Berisha.

Duke ia përmendur Hysenit atë që deklaroi se kanë pasur frikë për Policinë për shkak të një objekti të braktisur dhe territ që kishte rënë Berisha tha se kjo nënkupton se në atë pjesë të vendit veprojnë struktura kriminale parapolitike dhe ushtarake.

“Ministër ju jeni person politik dhe keni qasjen tuaj. Qesharake ka qenë gara se kush e nali trenin, asgjë s’keni bërë më shumë se sa që keni respektuar ligjin dhe Kushtetutën. Por kjo nuk është hera e parë sepse ndërhyrje të Serbisë ka tash ae sa vjet si rezultat i politikës së gabuar”, tha Berisha.

Berisha tha se krejt kjo vjen si pasojë e bisedimeve në Bruksel ku sipas tij Kosova ka lëshuar pe dhe ka rrezikuar sovranitetin e shtetit.

Hyseni lavdëron Policinë për ndaljen e trenit, e ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyer

Për situatën e sigurisë në vend pas ngjarjes me trenin nga Serbia i cili u pengua që të hyjë në Kosovë në komisionin për siguri dhe punë të brendshme dhe mbikëqyrje të FSK-së por raporton ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni.

Ai para anëtarëve të Komisionit tha se MPB ka qenë në koordinim të përditshëm me policinë për veprimet që do të evitonin ndonjë incident në një situatë të paqartë.

Hyseni tha se për këto veprime nuk është vepruar ad- hoc qysh pretendohet të paraqitet. Përkundrazi sipas tij ka pasur takime të shumta .

“Është një  provokim i rëndë me slogane urrejtje dhe konfliktnxitëse me slogane që mund të shkaktonin incidente. Ka qenë bashkëdyzim i veprimeve në rastin diplomatik që Beogradi të bindet që mos të provokojë. E gjithë kjo është shoqëruar me përgatitje të detajuara me opsione se si parandalohet hyrja e trenit në mënyrën më të shëndetshme të mundshme. Policia e ka kryer punën në mënyrë të shkëlqyer”, tha Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se natyrisht që planet e policisë s’kanë mundur të zbulohen paraprakisht sepse dërgimi me herët i Policisë atje do të ngjallte reagime të tjera.

“Sepse në atë pjese ku pritej të hynte treni kishim frikë nga një objekt i braktisur, i errësuar. Ishte kohë dimri dhe errësirë e plotë është mirë që ka përfunduar pa incidente. Deri në ora 10.55 ne i kemi mbajtur policët atje që mos të zihemi befasisht”, tha Hyseni.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të vëmendshme në këtë periudhë që sipas Hysenit janë 3 apo 4 muaj shumë të ndjeshme që mund të prodhojnë situata të ndryshme.

Kryetari i Komisionit për Siguri Daut Haradinaj ka përgëzuar Hysenin për veprimet e fundit në veri.

Përgëzime për veprimet e Policisë dhe Qeverisë për ndaljen e trenit që të hyjë në Kosovë ka dhënë edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu.

Diskutohet rreth situatës së sigurisë në Kosovë (Drejtpërdrejt)

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës mban takimin e radhës në të cilën do të diskutohet rreth situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat