Vllasi: Ky është skenari ruso-serb për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnjës

Aktuale

Vllasi: Ky është skenari ruso-serb për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnjës

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:13
Azem Vllasi

Analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Azem Vllasi ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë, tentimi për ta futur trenin e Serbisë në veri të Mitrovicës, janë skenarë të dirigjuara nga Moska në koordinim me Beogradin zyrtar.

Në një prononcim ai ka theksuar se treni politik, provokues, ishte vetëm një segment i një skenari të gjerë serb i Beogradit i drejtuar nga Bosnja dhe Kosova. Sipas tij, kjo daton prej kohës kur Rusia ka nisur të sillet si faktor destabilizues karshi Evropës dhe në Ballkan.

“Rusia dëshiron të përfitojë në këtë kohë pasi unioni i BE-së pësoi një lloj krize dhe pritet ndryshimi i pushteti në Amerikë. Ajo çfarë dëshirojnë të përfitojnë është nëse munden ta krijojnë një gjendje të aktit të kryer për veriun e Kosovës dhe në Bosnje për “Republika Srpsk”-a”, ka thënë ai.

Më tej, Vllasi thotë se ndalja e trenit ishte një test i gatishmërisë së pushtetit të Kosovës, pasi, nëse ishte lejuar të futej do të kishte pasoja të mëdha për Republikën tonë.

“U bë shumë mirë që u ndal ai tren sepse mos të ndalej nesër apo pasnesër do të vinte ndonjë tren me banda vullnetar me armatim. Neve do t’na sillte në një situatë mjaftë të vështirë”, ka potencuar ai për Indeks.

Kurse kërcënimet e Nikoliqit për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë, sipas analisti politik, janë boshe dhe joserioze. “Ne jemi shtet normal dhe qytetarët tanë (as serbë dhe kuruare) nuk i vrasim. Ndërsa unë shumë besojë se serbët kësaj propagandë të Nikoliqit nuk i besojnë sepse e kanë në kujtesë ende kohën kur presidenti i Serbisë bashkë me bandat tjera u turrshin kah Bosnja dhe Kosova me tanke dhe uniforma por u ktheheshin me kolona të serbëve në traktorë”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat