Nuredin Ibishi: Qëllimi i politikës serbe të na bëjnë terroristë

Aktuale

Nuredin Ibishi: Qëllimi i politikës serbe të na bëjnë terroristë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:34
Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njohësi i çështjeve të sigurisë ka thënë se qëllimi i Serbisë është që kosovarët t’i bëjnë edhe terroristë.

“Shumë po spekulohet edhe përgatitja e akteve terroriste nënkupton minimin e binarëve të trenit”, ka thënë Ibishi në komisionin ku është duke raportuar ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, për situatën e fundit të krijuar nga “çështja e trenit”.

“Binarët nuk kanë qenë fare të mbuluar me borë. Qëllimi i politikës serbe është të na bëjë edhe terroristë. Me shërbimet profesionale të tuajat duhet ta demantoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat