Dade: Ngjarjet në Kosovë dëmtojnë stabilitetin në rajon

Aktuale

Dade: Ngjarjet në Kosovë dëmtojnë stabilitetin në rajon

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:59
Arta Dade

Zhvillimet e fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinaj dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” ishin pjesë e debateve të sotme në komisionin e Jashtëm.

Kryetarja e komisionit, Arta Dade tha se po e ndjekim me shumë shqetësim situatën në Kosovë.

“Po shohim me shumë vëmendje ngjarjet e fundit, nga arrestimi i Haradinajt deri tek ngjarjet në kufirin kosovar. Do të zhvillojmë një seancë të posaçme për këtë qëllim dhe do të ftojmë ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ngjarjet në Kosovë janë shqetësuese dhe të dëmshme për stabilitetin në rajon”, u shpreh Dade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat